McGregor rikthehet në kafaz: Do të dueloj më shpejt nga sa mendoni

15 Dhjetor 2018
16:09
Telesport
back button

Pavarësisht se është ende i pezulluar pas incidentit të shkaktuar në eventin UFC-229, Conor McGregor ka befasuar me deklaratën e tij kur ka thënë se do të rikthehet në kafaz më herët nga sa mendohet. Për kërtë arsye, kampioni irlandez i arteve marciale mikse ka nisur nga puna në palestër, për të qenë gati për duelin e tij të parë në vitin 2019. McGregor ka postuar së fundi foto nga stërvitja e tij në kafaz edhe pse ende nuk ka një datë të saktë se kur do të duelojë sërish dhe ndaj kujt.

Në foto McGregor po stërvitet me kolegët e tij Nikolay Grozdev, por nuk duket trajneri i tij John Kavanagh, me të cilin duket se është “dirorcuar”. I pranishëm është trajneri i tij i mundjes Sergey Pikulskiy. “Kemi bërë një punë të mirë sonte”, shkruan irlandezi. Ai është në pritje të një vendimi që do të marrë Komisioni i Sportit në Nevada (më 29 janar seanca dëgjimore) pas incidentit që shkaktoi bashkë me Khabib Nurmagomedov, pas duelit mes tyre më 6 tetor.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit