McGregor sfidon Khabib: Unë di si ta mund, ndaj ka frikë të duelojë me mua

18 Janar 2021
12:23
Telesport
back button

Conor McGregor do të rikthehet në kafaz këtë fundjavë, ku do të përballet ndaj Dustin Poirier në eventin UFC-157. Gjithsesi, irlandezi e ka mendjen te një revansh i mundshëm ndaj rusit Khabib Nurmagomedov. Ky i fundit deklaroi se mund të rikthehet në kafaz nëse rivalët e tij do t’i ofrojnë diçka spektakolare, që ta bindin të duelojë sërish.

Mua më hoqën titullin e peshës “featherweight” (pesha deri 66kg) pa më ofruar as edhe një rival, ndërsa Khabib i japin kohë. Ndërkohë që sapo kisha fituar edhe titullin e peshës së lehtë. Unë mendoj se ka ardhur koha që edhe mua të më ofrojnë të njëjtin trajtim, të dueloj për titull. Ky ka për të qenë një vit shumë i zënë për mua”, tha McGregor.

Unë jam kampioni, pasi titulli mu hoq pa dueluar. Ne dueluam në vitin 2018, Khabib kapërceu kafazin dhe më la të dueloja me anëtarët e familjes së tij. Ceremonia pas garës nuk u zhvillua asnjëherë. Ndaj, e ndjej që jam ende kampion dhe këtë gjë do ta vërtetoj”, u shpreh irlandezi.

Mendoj se ai ka frikë nga unë, për këtë gjë jam i sigurt. Dhe nuk i vë faj. Unë e di saktësisht se me çfarë përballen. Unë duelova me versionin më të mirë të Khabib dhe ai u përball me versionin tim më të keq. Ai e di këtë gjë edhe unë e di. Unë i kam të gjitha përgjigjet se si ta mund atë njeri. Ai nuk mund të mashtrojë njerëzit për kaq shumë kohë. Nëse është tërhequr, i uroj më të mirën. Unë jam ai që jam, ndodhem në majë dhe koha do ta tregojë këtë gjë”, tha McGrehor.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit