McGregor thumbon brazilianin që zuri vendin e Khabib: Pyes veten se…

17 Maj 2021
12:02
Telesport
back button

Braziliani Charles Oliveira u shpall kampion bote në peshën e lehtë në artet marciale mikse, pas fitores me “KO teknik” në raundin e dytë ndaj amerikanit Michael Chandler, duel që u zhvillua në eventin UFC-262. Oliveira mori titullin e lënë vakant pak muaj më parë nga rusi Khabib Nurmagomedov, i tërhequr nga kafazi.

Pak orë pasi u shpall kampion bote, ka reaguar në rrjetet sociale irlandezi Conor McGregor. Përmes një postimi ai ka thumbuar brazilianin: “Përgëzoj Oliveira për titullin dhe faktin se është kampioni i 11-të i botës në peshën e lehtë. Pyes veten kush do të jetë i 12-ti…”.

Irlandezi përgatitet për duelin ndaj Dustin Poirier, sfidë që do të zhvillohet më 10 korrik. Pikërisht këtë gjë i kërkon Oliveira, që replikon: “Conor, shqetësohu për duelin ndaj Dustin. Pasi ta mposhtësh atë eja në Brazil dhe jam gati të të zhdëp me dru bythëve”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit