McGregor “thumbon” Dana White: Jam më i pasur se ty, dueloj për fansat

22 Janar 2021
9:34
Telesport
back button

Conor McGregor, gjatë konferencës prë shtyp të zhvilluar para eventit UFC-257, ku do të përballet me Dustin Poirier në peshën e lehtë, ka befasuar të gjithë me një deklaratë. Irlandezi ka “thumbuar” presidentin e UFC-së, Dana White.

Të gjithë më thonë se përse vazhdoj të dueloj, pasi në këtë sport kam arritur gjithçka. Gjithsesi, sa herë që dueloj më duket si hera e parë”, ka qenë deklarata e Conor McGregor.

Të gjithë më thonë gjithashtu se jam i pasur, jam më i pasur se Dana White (presidenti i UFC-së). Unë dua të dueloj për fansat e mi. Titujt vijnë dhe ikin, ajo që mbetet është ajo që ti ke arritur dhe trashëgimia që lë”, tha McGregor.

Pas kësaj deklarate Dana White, që ndodhej në konferencën për shtyp, ka qeshur, duke sjellë mjaft reagime edhe te gazetarët e pranishëm.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit