McGregor thumbon Holloway pas titullit: Jam ende kampion, ta kam treguar vendin

11 Dhjetor 2018
19:56
Telesport
back button

Max Holloway fitoi ndaj Brian Ortega në eventin UFC-231 (më 8 dhjetor), duke mbrojtur titullin kampion bote në peshën “featherweight”, titull që dikur e ka patur edhe irlandezi. McGregor e dorëzoi këtë titull, pa patur mundësi ta mbrojë atë në kafaz, në momentin që u shpall kampion bote edhe në peshën e lehtë. Dy vite më parë, irlandezi u bërë sportisti i parë në artet marciale mikse që mban dy tituj kampionë njëkohësisht.

Urime për titullin kampion, e meriton, por mos harro që unë jam ende kampion në këtë Divizion, pasi titullin ma hoqën dhe nuk e kam humbur kurrë në kafaz. Me ty i kam mbyllur hesapet”, ka shkruar Conor McGregor në rrjetet sociale, duke thumbuar disi Holloway, të cilin e ka mundur në vitin 2013. Ndoshta irlandezi do të tentojë të rimarrë këtë titull pasi dështoi dy muaj më parë të rimarrë titullin e peshës së lehtë, kur u mund nga Khabib Nurmagomedov në UFC-229. 

Për momentin, McGregor është ende i pezulluar pa afat nga Komisioni i Sportit në Nevada, pas incidentit që ai dhe Nurmagomedov krijuan pas sfidës. Irlandezi ende nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë në të ardhmen, nëse do të duelojë sërish ndaj rusit, do të ndryshojë peshë apo do të vijojë karrierën në boks.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit