McGregor vendos rekord në rikthim, zbulohet shifra e frikshme që do të fitojë

11 Janar 2020
15:37
Eraldo Harlicaj
back button

Conor McGregor do të rikthehet në kafaz më 18 janar në një ndeshje mjaft delikate kundër kaubojsit Donald Cerrone. Irlandezi nuk ka dueluar më në UFC që nga humbja e titullit kundër Khabib Nurmagomedov. Britaniku humbi duke u dorëzuar ndaj rusit në tetorin e 2018. 

Rikthimi i tij në kafaz do të bëjë që McGregor të thyejë dhe rekordin e përfitimeve. Irlandezi si në fitore, si në humbje do të arkëtojë në llogaritë e tij bankare 4.4 milion euro. Një shifër shumë e ulët kur mendon se në duelin ndaj Floyd Mayweather mori 89.29 milionë euro. 

Shifra duket qeshrake në krahasim me ndeshjen miqësore të boksit, por është më e madhja që McGregor ka marrë nga ndonjë ndeshje e UFC. Ai është paguar 2.7 milion euro për duelet ndaj Nurmagomedov dhe Eddie Alavarez dhe 2.4 për ndeshjen ndaj Nate Diaz.

  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit