McKennie gëzon Juventusin, lë në izolim vetëm Cristiano Ronaldon

24 Tetor 2020
8:44
Alfred Lleshi
back button

Ditën kur përfundoi izolimi sanitar i Juventusit, lajmi i mirë për mjedisin bardhezi nuk mbaroi këtu. Tamponi që iu nënshtrua Weston McKennie dha një rezultat negativ. Për këtë arsye, amerikani mund të konsiderohet i shëruar nga koronavirusi.

Ky është njoftimi për shtyp, i publikuar nga klubi i Juventusit në faqen zyrtare: “Testi dha rezultat negativ. Lojtari është shëruar dhe nuk i nënshtrohet më izolimit në shtëpi”.

Lojtari i vetëm i skuadrës së Juventusit ende në izolim mbetet Cristiano Ronaldo. Nga ana tjetër, McKennie po përgatitet të vihet në dispozicion të Andrea Pirlos. Një mundësi më shumë për mesfushën e kampionëve italianë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit