McKennie rrëfen jetën si futbollist në Itali: Atje njohin edhe qentë e mi…

25 Qershor 2021
8:41
Alfred Lleshi
back button

Ai që përfundoi disa javë më parë ishte sezoni i parë i Weston McKennie në Itali. Duke arritur te Juventusi në verën e vitit 2020, jo vetëm fitoi një vend në historinë e Juventusit, si futbollisti i parë amerikan i klubit bardhezi ndonjëherë, por gjithashtu spikati si një nga surprizat e mëdha të Serie A.

McKennie, duke folur në SHBA mbi përvojën e tij te Juve, shpjegoi se sa vëmendje merr një futbollist në Itali: “Padyshim që Juventusi është klubi më i madh në Itali dhe për këtë arsye, sa herë që dal në qytet, gjë që nuk e bëj shpesh, ndalem ndoshta çdo dhjetë metra nga tifozët. Dalja është një nga gjërat që më pëlqen të bëj më shumë, sepse më pëlqen të bashkëveproj me njerëz, por gjithashtu më pëlqen të shijoj privatësinë time. Edhe pse mbaj maskë dhe kapuç, njerëzit më njohin.

Këtu në Dallas, dikush më njeh herë pas here, por unë përpiqem të ec përpara. Në Itali të ndjekin për dyqind metra, hyjnë në dyqanet ku ke hyrë, të takojnë dhe bëjnë fotografi. Është pjesë e punës sime, por do të doja ta shijoja një shëtitje, ose t’i merrja qentë jashtë. Në Itali edhe qentë e mi i njohin, kështu që është pak më e vështirë të dalësh”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit