McLaren bëhet me dy rrota, debuton edhe në garat e çiklizmit

12 Dhjetor 2018
21:36
Telesport
back button

E ardhmja e McLaren nuk janë vetëm garat me makina në Formula 1, por edhe sporti i çiklizmit. Grupi teknologjik që ka markën e tij në Formula 1 sot ka vendosur të hyjë edhe në sportin e biçikletës, duke blerë 50% të kuotave të skuadrës “Team Bahrain Merida”, që ka si çiklist kapiten italianin e njohur Vincenzo Nibali (fitues i Turit të Francës në vitin 2014). Bashkëpunimi do të jetë si në anën teknike ashtu dhe atë komerciale.

Garat, teknologjia dhe paraqitja njerëzore në garë janë në qendër të projektit tonë në sportin e çiklizmit. Ne jemi interesuar për këtë sport edhe më parë, ku edhe kemi ndërhyrë me projektet tona. Ne nuk do të ndërhyjmë te skuadra e “Team Bahrain merida”, duke u thënë se çfarë duhet të bëjnë. Ne do të bashkëpunojmë me ta në disa sektorë, duke u përpjekur që në garë çiklistët tanë të bëjnë diferencën dhe të fitojnë. Ndaj vendosëm të bashkëpunojmë”, tha John Allert, shefi i  marketingut te McLaren.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit