McLaren siguron Hamilton e ri, kontratë me talentin 13-vjeçar ta garave “kart”

23 Mars 2021
11:28
Telesport
back button

McLaren kërkon të përsëritë historinë e suksesit që pati me Lewis Hamilton, duke siguruar që sot pasardhësin e tij. Makina britanike ka vënë nën kontratë kampionin europian të garave “kart”, Ugo Ugochukwu, i cili është vetëm 13 vjeç.

Djaloshi amerikan, me origjinë nga Nigeria, ka fituar disa tituj në vendlindjen e tij dhe në Europë, duke tërhequr vëmendjen e drejtuesve të McLaren, që janë hedhur në aksion. Ai do të asistohet në hapat e ardhshme pikërisht nga makina angleze.

Interesant fakti se po 13 vjeç ishte edhe Lewis Hamilton kur në vitij 1998 u mor në patronazh nga McLaren dhe ish-drejtuesi i asaj kohe Ron Dennis. Këtë herë është Zak Brown ai që ndjek të njëjtën linjë me Ugo Ugochukwu.

Jam i nderuar që firmosa me një skuadër kaq të famshme, në një fazë ende fillestare të karrierës time. Të kesh mbështetjen e McLaren është fantastike, por po përqendrohem te rritja ime profesionale, me ndihmën e McLaren”, tha Ugo Ugochukwu.

Kemi ndjekur me interes progresin e Ugo dhe sapo na u dha mundësia nuk hezituam të arrijmë një marrëveshje. Do t’i japim mbështetjen tonë, pasi është një talent që mund të rritet shumë. Ka shumë potencial”, thanë drejtuesit e McLaren.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit