La Liga

McManaman:Ky është lojtari që i duhet Real-it

Pak lojtarë kujtohen me nostalgji nga tifozët e Real Madrid si Steve McManaman, sepse ai e di se çfarë do të thotë të triumfosh në “Santiago Bernabeu”.

Gjithashtu, ai ka qenë anglezi i parë që ka fituar Champions League me një klub jo britanik. Tani, në rolin e amabasadorit të La Liga-s dhe analistit sportiv, ai vazhdon të ndjekë “Los Blancos” dhe do të donte që këta të fundit të merrnin Kylian Mbappe.

“Natyrisht që është e mundur, gjithçka është e mundur tani”, ka thënë ai kur është pyetur në lidhje me një transferim të mundshëm të Neymar ose Mbappe te Real.

“Cilin do të zgjidhja nga të dy? Mbappe. Ai është i ri, është 19 vjeç dhe mendoj se mund të përmirësohet akoma dhe se do të ishte më i lehtë për t’u marrë”, ka thënë McManaman.

Më shumë nga La Liga