Me 40 milionë nënshkruan për Juventus-in: super goditje nga La Liga

17 Mars 2023
16:30
Denis Hakanaj
back button

Pas suksesit në ndeshjen e parë, Juventus-i i Massimiliano Allegri-t fitoi edhe në Gjermani. Një fitore 0-2 në fushën e Freiburg-ut që i ka siguruar kalimin në çerekfinalet e Europa League për skuadrën piemonteze, një tjetër konfirmim i momentit të mirë që po kalojnë bardhezinjtë.

Në pritje të derbit të Italisë ndaj Inter-it, pas dy ditësh, tek Juventus tashmë është koha të mendojë për të ardhmen. Nga çështjet jashtë fushës për shkak të hetimit Prisma, implikimet e të cilave rrezikojnë të kenë një ndikim të rëndësishëm ndaj klubit, e deri te zgjedhjet që do të duhet të bëjë Zonja e Vjetër për të forcuar një skuadër tashmë të fortë.

Juventus-i nuk qëndron duarkryq dhe tashmë e di se ku të ndërhyjë, me mundësi të ndryshme që duket se mund të zbulohen për kënaqësinë e trajnerit toskan, gjatë merkatos së verës. Në mbrojtje si Alex Sandro ashtu edhe Cuadrado ndoshta do të thonë lamtumirë, me kosto zero; në mesfushë, megjithatë, do të jetë revolucion.

Juventus-i po përpiqet të mbajë Rabiot duke rinovuar kontratën e tij që skadon në qershor, por nuk do të jetë e lehtë. Por është në sulm që drejtuesit do të bëjnë përpjekjet më të mëdha, duke qenë se nuk përjashtohet një largim i bujshëm si ai i Vlahovic-it.

Dhe Juventus mund të bëjë një investim të nivelit të lartë në Spanjë, me një xhevahir të ri që duket se ka arritur në krye të listës për repartin e sulmit bardhezi. Sytë nga La Liga, pra, ku sipas ‘Fichajes.net’ klubi torinez duket se ka vënë në shënjestër talentin e Villarrealit, Yeremy Pino, ndër prioritetet e merkatos së verës.

I lindur në vitin 2002, xhevahiri nga Las Palmas është nën kontratë deri në vitin 2027 me ‘Nëndetësen e Verdhë’ dhe vlerësimi i saj mbetet megjithatë shumë i lartë. Jo më pak se 40 milionë euro shuma e kërkuar nga klubi spanjoll për t’u ulur dhe negociuar shitjen e Pino-s, i cili këtë sezon ka grumbulluar 34 paraqitje me 3 gola dhe 2 asiste.

20-vjeçari mund të luajë si sulmues krahu, si në të djathtë ashtu edhe në të majtë, duke iu përshtatur rolit të nëntës false nëse është e nevojshme. Juve mbetet në dritare: Pino mund të jetë surpriza e verës së vitit 2023.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit