“Me Barçën realizova një ëndërr”, Koeman: Dua të drejtoj vetëm një skuadër

21 Maj 2022
15:45
Denis Hakanaj
back button

Gjatë një interviste të dhënë për Sport me rastin e 30-vjetorit të fitores së Kupës së Kampionëve në 1992-shin falë një goli të tij në finalen kundër Sampdoria-s, Ronald Koeman ka folur për disa tema të lidhura me të kaluarën e tij si lojtar dhe si trajner.

Nuk mund të mungonte një koment për eksperiencën e tij si trajneri i Barcelona-s, që është mbyllur me shkarkimin e tij tetorin e kaluar:

“Nuk ka qenë një fund i bukur, natyrisht, por nuk dua të flas për këtë”, ka thënë Koeman duke dashur të shmangë një temë aspak të pëlqyeshme për të.

“Kam realizuar një nga ëndrrat e jetës sime: të drejtoja Barçën. Nuk do të drejtoj më asnjë skuadër. Vetëm kombëtaren e vendit tim”, ka shtuar trajnerit.

Kujtojmë se Koeman do të kthehet të jetë tekniku i Holandës pas Kupës së Botës të Katarit, ku Oranje do të drejtohen nga Louis Van Gaal.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit