“Me Bayern do të luajmë deri në fund si macja me miun”

14 Prill 2019
14:58
Telesport
back button

Pas fitores 2-1 që Borussia Dortmund arriti ndaj Mainz në kampionat, që i dha kreun provizor ndaj Bayern Mynih, trajneri Lucien Favre beson se kjo situatë, ku herë kryeson njëri ekip e herë tjetri, do të përsëritet deri në fund të sezonit. “Do të jetë si një lojë macja kap miun, ku të dyja skuadrat do të ndryshojnë disa herë rolet deri në fund të kampionatit”, tha Favre.

Nuk ishte e lehtë të riktheheshim te fitorja pas humbjes së thellë me Bayern. Ishim të goditur psikologjikisht, por ia dolëm mbanë. Kjo fitore mund të shënojë një kthesë për ne edhe pse tashmë jo çdo gjë varet nga këmbët tona. Deri në fund të sezonit mund të ketë të tjera surpriza, që mund të na favorizojnë. Ne shpresojmë, por duhet të bëjmë detyrën tonë, t’i fitojmë të gjitha ndeshjet”, tha Favre.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit