“Me De Ligt titullar, Juventusi nuk do të ishte shpërfytyruar”

9 Korrik 2020
13:55
Telesport
back button

Ish-mbrojtësi holandez i Napolit dhe Ajaxit, Ruud Krol flet për momentin e formës së Matthijs De Ligt, ylli i Juventusit dhe ekipit të Kombëtares portokalli, i cili u detyrua të mungonte në ndeshjen e Serie A të humbur kundër Milanit për shkak të skualifikimit:

“Juventus pësoi 3 gola në gjashtë minuta dhe nëse do të kishte pasur De Ligt kjo nuk do të ishte e mundur ai shpërfytyrim, jam i bindur. Matthijs ka përvojë në ligën holandeze – tha Krol për “Taca La Marca” – dhe luftoi në përshtatjen te futbolli italian. E ndihmoi dëmtimi i Chiellinit të përshpejtonte ndikimin e tij me futbollin italian. Tani është përmirësuar shumë dhe ka shumë besim në aftësitë e tij”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit