“Më e keqja që mund t’ju ndodhë? Të jeni lojtarë të Juves dhe të përballeni me Barçën”

6 Qershor 2020
14:33
Alfred Lleshi

Kanë kaluar 5 vite nga mbrëmja e Berlinit, kur Juventus i Allegri, pasi eliminoi Real Madridin në gjysmëfinale, humbi finalen e parë të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës, e cila drejtohej nga Luis Enrique. Një përvjetor të cilin trajneri i tanishëm i Spanjës e festoi me një intervistë të gjatë për kanalin tematik të Barcelonës. Në të, Luis Enrique kujton veçanërisht fjalimin që i mbajti skuadrës para finales:

“Unë i pyeta lojtarët: Cila është gjëja më e keqe që mendoni se mund t’ju ndodhë në finale? Xavi dhe Dani Alves, bashkë me veteranët në përgjithësi, u përgjigjën me gjëra rreth futbollit. “Mos të tregojmë në të vërtetë stilin tonë”, gjëra të tilla si kjo. Në vend të kësaj, unë iu thashë: Gjëja më e keqe që mund t’ju ndodhë nesër është të ishit lojtarë të Juventusit dhe të përballeshit me Barçën.

Imagjinoni se çfarë do të thotë të të shënojë gol Suarez, Neymar, Messi, Iniesta, Busquets. Imagjinoni se duhet t’i shënonit një gol Ter Stegen, duke pasur nevojë të kalonit Piqué, Mascherano dhe Dani Alves”.  Një mënyrë mjaft e gjallë karikimi e skuadrës, me vendosmëri efektive, pasi ajo finale do të fitohej 3-1 nga katalanasit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit