Më e mira dhe më e keqja nga 99 ndeshjet e tij si trajner i Barçës, rrëfehet Xavi Hernandez

3 Tetor 2023
8:46
Alfred Lleshi
back button

Xavi Hernández do të festojë 100 ndeshje si trajner i Barcelonës të mërkurën në “Do Dragao” kundër Portos, me synimin për të konsoliduar lidershipin në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Kur u kontaktua nga “Mundo Deportivo”, trajneri blaugrana pranoi të merrte pjesë në një test me 10 pyetje të propozuara për më të mirën dhe më të keqen nga 99 ndeshjet e tij të para në stolin e Barçës. Këto janë përgjigjet e tij:

Ndeshja më e mirë – “Fitorja në Superkupë ndaj Real Madridit. Ishte titulli ynë i parë, mposhtëm Real Madridin dhe ndeshja e asaj dite pasqyron në mënyrë të përkryer idenë e futbollit që duam”.

Fitorja më e veçantë – “Derbi i vitit të kaluar kundër Espanyol, ditën kur fituam La Liga-n. E fituam titullin në shtëpinë e rivalit ndërqytetas, ishte gjithashtu një nga ndeshjet tona më të mira”.

Humbja më e keqe – “3-0 në shtëpi kundër Bayernit, sezonin e kaluar, që shënoi lamtumirën tonë të hershme nga Liga e Kampionëve”.

Rivali më i komplikuar – “Real Madridi është gjithmonë shumë i ndërlikuar. Edhe Bayern Munich, gjithashtu”.

Lojtari më i vështirë për t’u ndalur – “Rashford na kushtoi shumë. Gjithashtu Vinicius, Benzema…”

Taktika ose skema  që funksionoi më mirë – “Ne kemi prezantuar disa variante dhe shumica prej tyre kanë funksionuar, sidomos ndryshimi i vitit të kaluar kur luajtëm me një anësor fals. Edhe pse sistemi ishte i njëjtë”.

Taktika më e mirë e rivalit – “Interi dhe 5-3-2 i tij, që u interpretua ndaj nesh në mënyrë pothuajse perfekte”.

Lojtari që ju ka befasuar më shumë – “Do të ishte e padrejtë të veçonim vetëm një. Preferoj përzierjen e veteranëve dhe mentalitetin e të rinjve. Por ajo që më ka befasuar më shumë është cilësia njerëzore e të gjithë lojtarëve që kam pasur”.

Stadiumi apo rivali që ju pëlqeu më shumë – “Atlético, Betis, Sevilla… Janë fusha me një atmosferë fantastike”.

Arbitri më i mirë – “Burgos Bengoetxea”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit