“Më gënjyen dhe më lanë në stol ndaj u transferova në Serinë A”

19 Nëntor 2019
13:48
Telesport
back button

Mesfushori armen Henrikh Mkhitaryan, pas humbjes 9-1 që kombëtarja e vendit të tij pësoi ndaj Italisë në eliminatoret e Europianit, ka folur për transferimin këtë verë nga Arsenal te Roma. “Ishte diçka që u vendos shumë shpejt. Tek Arsenal nuk luaja dhe nuk besonin tek unë, ndaj vendosa të transferohem te Roma. Jam i kënaqur me zgjedhjen që kam bërë dhe që luaj në Serinë A”, tha Mkhitaryan.

Unë i njoh aftësitë e mia, e di se çfarë mund të bëj. Nuk mund të pranoja që të qëndroja gjithnjë në stol. Jam 30 vjeç dhe më pëlqen të luaj, jo të qëndroj në stol dhe të harxhoj aty kohën kot. Trajneri Emery dhe drejtori sportiv Sanllehi më thanë se jam i rëndësishëm për ekipin, por më lanë në stol. Ndërsa te Roma besojnë tek unë dhe luaj rregullisht”, tha Mkhitaryan, që erdhi në Serinë A në formë huazimi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit