“Më goditi me grusht në fytyrë pa arsye”, këngëtari italian denoncon McGregor

18 Tetor 2021
10:40
Telesport
back button

Ikona e arteve marciale mikse, Conor McGregor, që gjatë fundjavës së kaluar ka qenë në Romë për të pagëzuar djalin e tij në Vatikan, është përfshirë në një tjetër incident. Sipas mediave italiane, ai ka goditur me grusht këngëtarin Francesco Facchineti. Ngjarja ka ndodhur gjatë një eventi në një hotel, ku ndodheshin shumë të ftuar.

Lajmin e bëri publik fillimisht bashkëshortja e këngëtarit e më pas edhe vetë Facchineti, që postoi një video në rrjetet sociale, ku tregonte edhe buzën e dëmtuar e përgjakur. “U sulmova nga Conor McGregor. Më goditi pa asnjë arsye, ndërkohë që mund të ishin dëmtuar edhe bashkëshortja ime apo miqtë e tjerë që ishin në festë”, tha këngëtari.

E denoncova, pasi grushtet e tij janë një armë. E pritëm si një yll, por doli një plehrë. Shpresoj ta paguajë për këtë që bëri”, tha Facchineti. Ndërsa bashkëshortja e tij, Ëilma Faissol, tha: “Një grusht që erdhi nga asgjëja, pasi ishim duke u argëtuar të gjithë, pasi folëm për shumë orë mes nesh. Francesco u gjakos i tëri”. Sipas gruas së këngëtarit, McGregor donte ta godiste sërish, por u ndal nga truprojat e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit