“Më ka hequr një Champions”, ylli i Bayern për Tuchel: Tani shpresoj që…

24 Mars 2023
13:35
Denis Hakanaj
back button

Lajmi për vendimin e Bayern Munich për t’i dhënë fund marrëdhënies me trajnerin Nagelsmann dhe për t’ia besuar stolin Thomas Tuchel bëri xhiron e botës në një kohë shumë të shkurtër.

Një ndryshim në sezonin aktual që ka habitur edhe futbollistët e klubit bavarez, të cilët në këto orë kanë qenë të zënë në ndeshjet e luajtura me kombëtaret e tyre.

Mes tyre ka qenë edhe Joao Cancelo, lojtari i huazuar nga Bayern në merkaton e dimrit, i cili pas ndeshjes së Portugalisë së tij mësoi për ndryshimin e trajnerit gjatë intervistave të dhëna pas ndeshjes.

Në mënyrën e tij, portugezi i dha ‘“mirëseardhjen” trajnerit të ri me shumë shpresa dhe me një  “thumbim”. “Sapo e mora vesh. E di që nuk do ta gjej kur të kthehem, por e falënderoj”, tha Cancelo duke iu referuar lamtumirës së Nagelsmann nga Bayern Munich.

“Tuchel? Ai më hoqi një Champions League, shpresoj se do të më ndihmojë ta fitoj këtë vit”. Në këtë pikë do të shohim se çfarë reagimesh do të ketë në ambientin bavarez dhe si do të paraqitet ish-trajneri i PSG-së dhe Chelsea-t.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit