“Më ka mësuar Henry!”, talenti që Arsenali humbi për 200 mijë sterlina dhe u rrit te Ajaxi çmend Holandën!

10 Tetor 2019
14:42
back button

Lozano është një kujtim i largët në ato anë, sepse në Eindhoven jeta vazhdon me ritme të çmendura, ashtu sikurse klubi prestigjoz PSV kultivon talentet e reja dhe me potencial, duke i xhiruar në ekipe të dorës së dytë dhe në kategorinë e dytë, për t’i thërritur kur vjen momenti!

Momenti erdhi për Donyell Malen, që në Holandë ka lindur dhe që me gola ka bërë për vetë të gjithë, edhe kombëtaren e madhe. Datëlindja 1999, familja me origjinë nga Suriname, emri i tij është në krye të listës së golashënuesve në Eredivisie (10 gola në 9 ndeshje, 1 gol çdo 78 minuta).

E çuditshme karriera e futbollistit që është stërvitur nga Bergkamp te të rinjtë e Ajax, por më pas preferoi Anglinë, ku i tha jo Chelseat dhe Manchester United në vitin 2015, duke zgjedhur Arsenalin.

Nga Amsterdami në Londër për t’u kthyer në Holandë, këtë herë në Eindhoven. Problemi është se te Arsenal, Malen dëshiron të luajë me të mëdhenjtë dhe jo të rinjtë. Wenger nuk nuk ka hapësira. PSV troket, paguan 200 mijë sterlina dhe e merr në verën e vitit 2017. 

Sezoni i parë për t’u ambjentuar, i dyti për të shpërthyer. Pesë gola ndaj Vitesse dhe rekordi i Van Basten i kapur. Kishin kaluar 35 vite prej atëherë.

Sulmues modern, i shpejtë me këmbët dhe dinamik, shpërthyes me topin. Champions, Europa League, kampionat, nuk ka diferencë: ai shënon gjithmonë! Ashtu si edhe me Holandën e madhe, ku Koeman e hodhi në fushë ndaj Gjermanisë. Rezultati? Gol Neuer!

Nga e ka mësuar instiktin vrasës përpara porte? “Henry më ka mësuar! Kam dëgjuar këshillat e tij!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit