“Më kanë bërë një ofertë absurde”, Muller zbulon prapaskenën  e merkatos

14 Maj 2022
19:30
Denis Hakanaj
back button

Thomas Muller: një lojtar që, siç e ka pranuar ai vetë nuk ka asnjë teknikë të jashtëzakonshme, as dhunti fizike mbresëlënëse.

Por që në çdo rast di të lërë shenjë, siç tregon një karrierë e suksesshme e bërë nga gola shumë të rëndësishëm dhe një punë shpesh të “pisët”, ndonjëherë e pashpjegueshme, por shumë thelbësore.

Kush nuk do të donte në skuadër një lojtar të tillë, që në rastet e rëndësishme jep gjithmonë kontributin e tij? Muller do të ushte një nga më të kërkuarit në merkato, nëse do të vendoste të largohej nga Bayern-i.

Në fakt, ka patur një rast kur dikush ka provuar t’ua marrë bavarezëve, por duke marrë si përgjigje një “jo”: Manchester United.

OFERTA ABSURDE – Këtë e ka konfirmuar vetë lojtari në një intervistë të dhënë për Merkur, në të cilën ka rrëfyer se në kohën kur në Old Trafford ishte Van Gaal, Djajtë e Kuq kanë provuar ta blejnë, duke i bërë një ofertë marramendëse.

“Jam menduar pak, më pëlqente ideja për të luajtur përsëri me trajnerin që më kishte ‘zbuluar’. Megjithatë, Bayern Munich ka thënë jo pavarësisht se ishte një ofertë absurde shumë e lartë. Nga ana e tyre ka qenë një sinjal besimi i plotë tek unë”.

Një version pak i ndryshëm nga ai i rrëfyer nga Van Gaal për gazetarin Christian Falk, sipas të cilit operacioni ka dështuar për shkak të zonjës Lisa, gruaja e futbollistit, që donte të qëndronte në Mynih.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit