Me kapele vikingu, Tyson Fury shkon në Islandë për të sfiduar Thor Bjornasson, por përfundon në pijetore

12 Gusht 2022
13:00
Telesport
back button

Boksieri Tyson Fury ka lënë Manchesterin duke fluturuar në Islandë, për të sfiduar personalisht njeriun më të fortë në botë, Thor Bjornasson. Por ky udhëtim i kampionit të botës në peshën e rëndë në boks shkoi kot, pasi aktori i “Games of Thrones” ndodhet në Romë për të xhiruar një film të ri.

Gjithsesi, Fury vendosi të qëndrojë në Islandë, duke përfunduar në një birrari dhe ecur rrugëve të qytetit me një kapele vikingu në kokë. Me një gotë birrë përpara dhe me kapele vikingu, i shoqëruar edhe nga babai i tij, Fury ftoi në duel Bjornasson. Ndërkohë që, edhe më herët dy personazhet e njohur janë takuar për të diskutuar për këtë duel.

E dini se ku jemi djema: Në Islandë. Dhe ju e dini se çfarë po bëjmë këtu, ne po kërkojmë ‘Thor’. Dil dhe lufto si burrë! Ne erdhëm në Islandë për të luftuar Thor-in. Ai nuk është këtu. Thor, nëse do tym nga “Mbreti Cigan” (Gipsy King, nofka e Fury), do të duhet të vish në Gjirin Morecambe dhe të më gjesh mua”, u shpreh Tyson Fury në rrjetet sociale përmes një video.

Thor, duke pasur parasysh se nuk je këtu, je larguar nga Islanda, për mua, unë jam vikingu i ri. Unë e kam vendin tani, është i imi. Pra, baba (i drejtohet të atit), ne jemi vikingët e rinj këtu, apo jo?”, thotë më tej Tyson Fury. Ndërsa babai i tij John, replikon: “Po, ne i kemi përzënë ata jashtë qytetit, apo jo bir?”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit