“Më ke 4 mln euro borxh”, menaxheri çon në gjyq Kante

31 Maj 2020
17:41
Telesport
back button

Mesfushori i Chelsea-t, N’Golo Kante, është thërritur nga Gjykata që të paraqitet pasi mbi të rëndon një padi për një çështje financiare, sipas së cilës, ai duhet t’I drejtohet gjyqit për t’a zgjidhur. Kështu, ka qenë ish-menaxheri i lojtarit francez Nouari Khiari, ai që, pasi nuk ka mundur dot të gjejë gjuhën e përbashkët me kampionin e Botës “Rusi 2018”, e ka hedhur atë në gjyq.

E gjithë historia nis, kur 29-vjeçari ka firmosur në vitin 2016 një kontratë me firmën “Adidas” dhe, pavarësisht se kishte një kontratë me menaxherin e tij që duhet të merrte përqindje për çdo kontratë, ai nuk i ka dhënë pjesën e tij në marrëveshjen që ai ka bërë me “Adidas”, një marrëveshje nga e cila tashjmë agjenti i kërkonn 3.6 mln stërlina, ose 4 mln euro.

Edhe pse Kante, ka dashur ta zgjidhte këtë pa shkuar në gjyq, duket se shpërblimi që lojtari I Chelsea-t I ka premtuar nuk e ka kënaqur aspak ish-menaxherin e tij, I cili ka dashur të fitojë maksimumin e mundshëm, duke e çuar në gjyq. Klubi anglez pretendon që ta ketë lojtarin gati për në datën 17 qershor.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit