“Më kërkonin PSG dhe Manchester City, por kërkoja lavdinë me Real Madrid”

5 Dhjetor 2023
13:32
Telesport
back button

Në moshën 32-vjeçare, James Rodriguez po përgatitet t’i japë fund përvojës së tij në San Paolo pa shumë lavdi. Klubi brazilian duket se nuk dëshiron t’i propozojë organizatorit kolumbian rinovimin e kontratës së tij, e cila skadon në vitin 2025. Ndaj për ish-yllin e Real Madrid duket se po vjen fundi i një tjetër aventure të shkurtër dhe më pak të suksesshme, pas atyre me Everton, Al Rayyan dhe Olimpiakos.

Kohët e arta të 2014-ës janë shumë larg për njeriun që magjepsi të gjithë në Kupën e Botës atë vit me Kolumbinë, duke u ndalur vetëm në çerekfinale kundër Brazilit. Gjërat shkruan deri në pikën për të shkaktuar një ankand të vërtetë ndërkombëtar për të.

Ishte Real Madridi që e fitoi atë ankand, duke i paguar 80 milionë Monaco, ndërkohë që James Rodriguez kërkohej edhe nga dy klube të tjerë, që i ofronin edhe një pagë më të lartë. Këtë e zbuloi vetë James, i cili në një amarkord foli për sharmin e përjetshëm të “los blancos”.

Kur zgjodha Real, më kërkonin edhe PSG dhe Manchester City, të cilët gjithashtu bënë propozime më të mira, por doja lavdi. Doja të luaja me Real Madrid. Nuk ka klub si Reali. Mbaj mend që i thashë pikërisht këtë Florentino Perez kur më thirri për të më bindur. Më pyeti: Çfarë do, para apo lavdi? I thashë se doja vetëm lavdi. Dhe ai tha: Epo, u bë”, kujton James Rodriguez.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit