“Me këtë Napoli është e pamundur”, Ravanelli: Ja çfarë duhet të bëjnë të tjerët

12 Nëntor 2022
19:09
Denis Hakanaj
back button

Ish-sulmuesi Fabrizio Ravanelli ka folur për Tuttosport në lidhje me kampionatin italian. Në mënyrë të veçantë, ish-sulmuesi bardhezi dhe i Italisë ka folur për Napoli-n dhe rezultatet e mira që po merr skuadra e Spalletti-t.

“Në këtë moment kampionati nuk mund të luhet. Napoli është shumë më lart se të tjerët aktualisht”, ka thënë Ravanelli në mënyrë të qartë dhe të drejtpërdrejtë.

Më pas, ish-sulmuesi ka pasur një mesazh për skuadrat që po mundohen të ndjekin Napoli-n në pritje të fillimit të fazës së dytë të kampionatit që do të fillojë pas Botërorit.

“Kështu që Juventus, ashtu si Inter, Milan, Lazio, Atalanta dhe Roma, duhet vetëm të mendojë për të marrë sa më shumë pikë të jetë e mundur. Lojtarët që nuk do të jenë në Botëror do të duhet të punojnë shumë gjatë pushimit”.

Do të shohim nëse Napoli do të vazhdojë të dominojë i pashqetësuar në Serinë A, apo nëse ndjekëset do të arrijnë t’i krijojnë probleme.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit