“Me Klopp dhe Guardiola, Pogba do të ishte një nga më të mirët në botë”

13 Dhjetor 2018
11:30
Alfred Lleshi
back button

Paul Pogba do të ishte një nga lojtarët më të mirë në botë, nëse do të luante për trajnerët Jurgen Klopp, ose Pep Guardiola. Kështu thotë Michael Owen, me trajnerin e Manchester United, Jose Mourinho, që nuk është i kënaqur nga francezi.

Mesfushori fitues i Kupës së Botës në Rusi u rikthye në formacion të mërkurën, në ndeshjen e Ligës së Kampionëve me Valencian, pasi qëndroi në stol në sfidat parardhëse. Megjithatë, provoi një mbrëmje tjetër frustruese në Spanjë.

Pikëyetje të mëtejshme janë duke u ngritur mbi të ardhmen e Paul Pogba në “Old Trafford” dhe rolin që Mourinho po luan në zhvillimin e tij. Ish-lojtari i Manchester United, Owen, beson se 25-vjeçari nuk po merr mbështetjen që i nevojitet. Duke folur për “BT Sport”, ish-sulmuesi i njohur anglez nënvizoi:

"Mendoj se trajneri duhet të marrë një pjesë të fajit, për sistemin dhe mënyrën se si ai luan. Më kujtohet kur Pogba nënshkroi së pari dhe po përpiqeshin me të gjitha llojet e mesfushorëve, brenda dhe përreth ekipit, që të merrnin më të mirën nga ai.

Më vjen keq për të nga ky këndvështrim, por, si lojtar, është frustruese kur e sheh Pogba. Ai ende duket sikur një 16 apo 17-vjeçar dhe po mëson lojën e futbollit. Unë mendoj se Pogba bën kaq shumë gabime në lojëra, gjë që është frustuese. Nëse ai do të luante siç duhet…, nëse do të luante nën drejtimin e Guardiolës, Kloppit apo dikujt tjetër si ata, mendoj se do të ishte njëri nga lojtarët më të mirë në botë. Por, për momentin nuk mund ta themi këtë.

Unë jam i mendimit se Pogba është krejtësisht lojtar i klasit botëror, por duke luajtur në një ekip të caktuar, në një mënyrë të caktuar. Jam shumë i irrituar ta shoh ashtu, sepse e di që është më i mirë se ajo që e shohim javë pas jave. Nuk mendoj se mënyra se si skuadra po luan, ose mënyra se si trajneri po e menaxhon, është e favorshme për të marrë më të mirë prej tij".

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit