Llogaritë e mbijetesës, Kastrioti “i mbyll gojën” Halilit

19 Maj 2019
11:54
Eraldo Harlicaj
back button

"Nuk e llogaris fare Kastriotin, ata janë zero për ne", – ishte deklarata e presidentit Refik Halili që acaroi jo pak drejtuesit e krutanëve. Ekipi i trajnerit Bledar Devolli ia doli që të luante si i barabartë dhe të dominonte skuadrën bardheblu brenda në kryeqytet duke heshtur të gjithë zërat. 

Tensioni ndjehej që në ajër, pasi sfida e djeshme ishte e një rëndësie të veçantë. Futbollistët e Kastriotit u shfaqën superiorë, pasi kishin më shumë shpirt gare dhe më shumë raste. Në fund të takimit festa ishte e tyre, pasi festuan sikur të kishin fituar. Nuk munguan as thirrjet nga fusha drejt presidentit Halili: "Kush ishte zero?". 

Kanë mbetur vetëm 2 javë deri në përfundim të sezonit dhe tashmë kanë nisur të bëhen llogaritë me laps e me letër. Ekipi i Kastriotit do të presë Teutën në një ndeshje mjaft të ashpër në Fushë-Krujë, ndërsa mendjen do ta kenë te takimi që do të luhet në Laç, ndërmjet kurbinasve dhe Tiranës. Javën e fundit, Kastrioti do ta luajë ndaj Kukësit jashtë fushe, ndërsa Tirana me Flamurtarin. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit