Më mirë se CR7 dhe Icardi, zbulohet “mbreti” i sulmuesve në Serie A

9 Dhjetor 2018
17:16
Denis Hakanaj
back button

Me dy gola të shënuar në ndeshjen kundër Frosinone, Arkadiusz Milik ka përmirësuar mesataren e tij të golave për minutë në këtë sezon. Nga Cristiano Ronaldo tek Mauro Icardi, nga bashkatdhetari i tij Piatek te shoku i skuadrës Dries Mertens, asnjë nga bomberat e mëdhenj nuk ka arritur të bëjë më mirë se sulmuesi polak i Napol-it, për nga numri i golave të realizuar në raport me minutat e luajtura në Serie A.

Në fakt, numrat e sulmuesit 24-vjeçar flasin qartë: 7 gola në 728 minuta të luajtura, të ndara në 13 ndeshje, që do të thotë 1 gol çdo 104 minuta. Deri tani, asnjë nga sulmuesit më të mirë të Serisë A nuk ka arritur të bëjë më mirë se ai  (me përjashtim të Alessandro Matrit te Sassuolo, që ka arritur të shënojë 1 gol, por ka luajtur vetëm 85 minuta) në raport me minutat e luajtura.

Madje as pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo, nuk ka arritur të bëjë më mirë se ai, edhe pse ka shënuar 10 gola në 15 ndeshje, por duke pasur dyfishin e minutave të luajtura në krahasim me polakun e Napol-it (1.340’), me një mesatare prej 1 goli çdo 134 minuta. Nuk ia ka dalë as Mauro Icardi, i cili, me 9 gola të shënuar në 949 minuta, ka një mesatare prej 1 goli çdo 119 minuta.

Sulmuesit e Serisë A me mesataren më të mirë të golave për minutë:

7. Cristiano Ronaldo ( 1 gol çdo 134' )

6. Ciro Immobile ( 1 gol çdo 133' )

5. Sergio Pellissier ( 1 gol çdo 124' )

4. Dries Mertens ( 1 gol çdo 119' )

3. Mauro Icardi ( 1 gol çdo 119' )

2. Krzysztof Piatek ( 1 gol çdo 114' )

1. Aradiusz Milik (1 gol çdo 104')

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit