Më mirë se Mbappe dhe Salah, zbulohet statistika e veçantë e Pellegrini-t

19 Nëntor 2021
18:00
Denis Hakanaj
back button

Lorenzo Pellegrini është protagonisti i vërtetë i kësaj faze të parë të sezonit të Roma-s së Mourinho-s.

Kapiteni verdhekuq, pavarësisht se skuadra çalon herë pas here, ka arritur të regjistrojë disa rekorde personale.

Statistikat e Opta-s kanë publikuar një të dhënë që e shikon yllin e Roma-s të kalojë lojtarë si Mbappe dhe Salah.

Në pesë kampionatet kryesore europiane dhe lojtari më i përfshirë në konkluzionet drejt portës, ose më saktë 79 gjuajtje.

Statistika ndahet në 43 gjuajtje dhe 36 asiste për gjuajtjen e një shoku të skuadrës.

Ndjekin në këtë renditje të veçantë Delort, Fekir, më pas vijnë francezi i PSG dhe egjiptiani i Liverpool-it.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit