Më mirë se Pele dhe njësoj si Klose, fantazistja braziliane ndjek rekordin e rruzullit!

14 Qershor 2019
12:18
Anton Cicani
back button

Botërori i Femrave ka 1 javë që ka startuar dhe, ndryshe nga herët e tjera, pjesëmarrja e publikut është deri tani domethënëse. Plot 1 milionë bileta të shitura, teksa shumë histori dhe personazhe gërshetohen.

Mes tyre, sidomos një futbolliste… Në Brazil, Marta është e konsideruar edhe më e fortë se Pele, "O Rey". Aq mjafton për të kuptuar se sa dashuria dhe ndjenjat ekzistojnë për këtë futbolliste braziliane. 

Tashmë 33 vjeç dhe me numrin "10" në fanellën e Selecaos, e zgjedhur gjashtë herë si futbolliste e vitit nga FIFA (2006, 2007, 2008, 2009, 2010 e 2018), është futbollistja më profilike e historisë së kombëtares së Brazilit me 98 gola, 3 më shumë se sa Pele.

Kundër Australisë ka shkruar një tjetër rekord. Marta dërgoi në avantazh shoqet e saj me një penallti që vendosi rekord, si futbollistja e vetme në botë që ka shënuar të paktën një gol në pesë Botërore të ndryshme.

Veç kësaj, Marta ka arritur të barazojë edhe rekordin e Miroslav Kloses, që ka shënuar 16 gola në të gjitha pjesëmarrjet në Kupat e Botës. Edhe sulmuesja është kështu 16 gola, por me mundësinë për ta rritur më shumë këtë numër dhe vendosur rekord absolut në rruzull…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit