“Më mirë te Milan-i se tek Inter-i”: Sacchi ndez derbin e merkatos

3 Korrik 2022
13:23
Denis Hakanaj
back button

Zhbllokohet merkato e Milan-it kampion të Italisë pas rinovimeve të Maldini-t dhe Massara-s. Mes emrave të vënë në shënjestër nga kuqezinjtë është edhe ai i Paulo Dybala.

Ditën e shtunë ka patur edhe një interesim të Napoli-t, por në radhë të parë për të siguruar shërbimet e argjentinasit janë dy skuadrat milaneze.

Arrigo Sacchi ka folur në lidhje me këtë në një intervistë të dhënë për La Gazzetta dello Sport: “Ia këshillova vite më parë Berlusconi-t. I sugjerova të merrte Sarri-n dhe Dybala-n, por nuk u bë asgjë”, ka thënë ish-trajneri.

“Besoj se Dybala do të ndihej më mirë te Milan-i sesa tek Inter-i: kuqezinjtë janë të mësuar të luajnë me një gjysmë sulmues. Megjithatë, argjentinasi do të duhet të vihet në dispozicion të ekipit, të marrë pjesë në fazën e rikuperimit të topit dhe ta bazojë gjithçka te shpejtësia.

“Futbolli modern është një futboll lëvizjeje. Do të shohim. Gjithsesi, për këtë fillim sezoni unë them: urim, i dashur Milan i ri!”.

Sacchi këshillon kuqezinjtë të marrin Dybala-n, dhe në lidhje me sezonin e ardhshëm të skuadrës së Pioli-t: “Kundërshtari më i rrezikshëm për Milan-in është… Milan-i. Pas një fitoreje të bukur dhe të bujshme, sindroma e suksesit është gjithmonë një hap larg.

“Shikoni çfarë i ka ndodhur Italisë pas triumfit të mrekullueshëm në Europian. Dikush mund të bëhet mendjemadh dhe të fluturojë shumë lart.

“Milan-i është një skuadër, por mosha e re të bën të ndihesh entuziast shumë shpejt, por edhe të biesh lehtësisht në depresion. Drejtuesit dhe trajneri duhet të tregohen të aftë ta ruajnë atë shpirt skuadre që kanë shtysa e vërtetë për të fituar titullin”, ka përfunduar Sacchi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit