Më mirë vonë se kurrë, famëkeqi Moreno e pranon pas 17 vitesh

3 Maj 2019
17:17
Denis Hakanaj

Itali-Kore e Jugut, Botërori 2002. Si mund të harrohet ajo ndeshje e 1/8-ve të Kupës së Botës? E pamundur, fatkeqësisht, për popullin italian…

Arbitri i ndeshjes ka qenë Byron Moreno dhe vendimet e tij të diskutueshme kanë shtyrë Italinë jashtë kompeticionit: nga kartoni i kuq i Totti-t për simulim te goli i rregullt që iu anulua Tomassi-t, pa harruar ndërhyrjen e shëmtuar që nxori jashtë loje Zambrotta-n, për të cilën nuk u mor asnjë masë.  

Shtatëmbëdhjetë vite më pas, protagonisti negativ i asaj ndeshjeje është kthyer të flasë. Ish-arbitri, i intervistuar nga programi ekuadorian "Futbol Sin Cassette", ka pranuar se ndërhyrja e ashpër ndaj Zambrotta-s duhej të ishte ndëshkuar. "Po, ishte për karton të kuq", ka thënë Moreno. 

Një e vërtetë e hidhur që, gjithsesi, nuk do t'i japë mundësinë Italisë të ndryshojë rezultatin e atij takimi. Megjithatë, 17 vite më pas ka ardhur pranimi i parë i një gabimi, që ka qenë një nga të shumtit në atë Itali-Kore e Jugut, e cila mbahet mend nga të gjithë si ndeshja e "Byron Moreno".    

Lajme të tjera

Lajmet e fundit