“Më morën dhe më thanë, Taison të do ty”, – Fury tregon prapaskenën

26 Maj 2020
19:39
Eraldo Harlicaj
back button

Kampioni i peshave të rënda, Tyson Fury, ka pranuar se ka patur një ofertë për t’u ndeshur me Mike Tyson dhe e ka pranuar me kënaqësi. Britaniku i pyetur në lidhje me ndeshjen ndërmjet Tyson dhe Evander Holyfield ka thënë se i duken të moshuar, por që nuk është askush që të gjykojë diçka të tillë.

“Kam marrë një telefonatë ku më pyesnin nëse doja të ndeshesha me Mike Tyson dhe isha duke menduar me vete: çfarë? Po, po, kisha një telefonë që më pyeste nëse doja të përballesha me të dhe unë isha: ‘Sigurisht që po’.

“Nuk u bë asgjë që të konkretizohej të them të drejtën. Mendoj se Tyson e ka seriozisht se do të ndeshet sërish, por ka luftuar dy herë me Holyfield dhe janë të dy të vjetër tani dhe janë pak jashtë forme.

“Por kush jam unë që të gjykoj nivelin e dikujt? Nuk do të tentoja të vrisja ëndrrat e dikujt. Nëse ata janë fit dhe mirë me shëndet, lëreni të bëjnë çfarë të duan. Është jeta e tyre, nuk është e imja”, – tha ai.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit