Më në fund arrihet akordi, Roma bind Zaniolo-n për rinovimin

13 Gusht 2019
22:52
back button

Roma është pranë marrëveshjes me talentin 20-vjeçar Nicolo Zaniolo për rinovimin e kontratës.

Sipas calciomercato, negociatat kanë qenë të suksesshme dhe akordi është shumë pranë.

Rroga aktuale e italianit është 700,000 euro në vit, pasi mbërriti nga Interi pa asnjë paraqitje në në Serie A.

Mendohet se kontrata e re do të jetë deri në vitin 2024 dhe lojtari do të fitojë 2.5 milionë euro në sezon.

Takimi i radhës pritet të zhvillohet në ditët e ardhshme, për të mbyllur detajet e fundit dhe për të firmosur kontratën e re.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit