Më në fund Keidi Bare: mesfushori mahnit sërish te Malaga!

19 Janar 2019
22:52
back button

Është momenti i Keidi Bares: po e prisnim prej kohësh, edhe ai vetë priste shansin e madh dhe sapo i ka ardhur, e ka shfrytëzuar.

Javën e shkuar Malaga në krizë bëri revolucion, duke graduar disa lojtarë të rinj e rezerva dhe Keidi gjeti formacionin, duke dhënë një kontribut të çmuar në fitoren 2-0 në Zaragoza.

Sot djaloshi 21-vjeçar i kombëtares shqiptare u konfirmua në formacion dhe ishte sërish perfekt në fitoren 2-1 në shtëpi, ndaj Lugos.

Paraqitja e djaloshit nga Fieri ishte mbresëlënëse, sepse ka marrë elozhe të shumta për lojën e tij, grintën dhe pasionin, aq sa të gjithë kanë veçuar edhe festimin e tij te golat e Malagas, që fitoi me përmbysje.

Kritika e vetme? Bare jep gjithçka në mesin e fushës dhe rrezikon jo pak, sepse në pjesën e parë mori karton të verdhë dhe mënyra e tij e lojës bën që t'i shkojë pranë kartonit të kuq herë pas here.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit