“Më në fund, pas 2 muajsh..”; Lorik Cana i nxjerr “të palarat” gruas

9 Shtator 2020
10:14
Alfred Lleshi
back button

Lorik Cana vijon të jetë mjaft aktiv në rrjetet sociale, por edhe në media. Në platformën televizive me pagesë, që transmeton ndeshjet e Champions-it për vendin tonë, ish-kapiteni kuqezi është imazh i produktit, por edhe analist. Kjo nuk e pengon të thotë mendimin e tij për shumë gjëra të tjera, qofshin nga futbolli apo jo. Kështu, së fundi, gjakovari ka “thumbuar” gruan e tij, Monika, se pas dy muajsh, më në fund u kujtua të gatuajë diçka.

Sigurisht, është një shaka që bën me partneren e tij, e cila ka sjellë në jetë vajzën dhe i është dashur të merret me të. Loriku dhe italiania Monika janë një ndër çiftet VIP më të pëlqyera në Shqipëri. Edhe pse jetojnë bashkë, me dy fëmijët, ata nuk ngurojnë që t’ia shprehin dashurinë njëri-tjetrit edhe përmes rrjeteve sociale. Përmes një postimi në “Instastory”, ish-kapiteni i kombëtares kuqezi thotë se Monika, pas dy muajsh po gatuan për herë të parë.

Pra, sipas tij, kjo datë duhet të mbahet mend: “08.09.2020. Ditë për t’u mbajtur mend. Monica Cana më në fund po gatuan pas 2 muajsh”. Veç këtij statusi, Loriku publikon edhe një video, ku shfaqet bashkëshortja duke gatuar makarona dhe pasta. Kujtojmë se Loriku dhe Monika kanë dy fëmijë. Djali quhet Boiken, ndërsa vajza Enkeleida.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit