Më në fund! Zhang reagon për Icardin dhe ka një mesazh për Conten

10 Shtator 2019
14:20
Eraldo Harlicaj
back button

Presidenti i Interit, Steven Zhang, ka folur në lidhje me largimin e Mauro Icardit. Ai ka reaguar për herë të parë pas bashkimit të tij me PSG-në. Numri një i klubit zikaltër, vetëm 28 vjeç, nuk arriti të shuante problemet mes palëve dhe mendon se largimi i tij është zgjidhja e duhur. 

“Icardi është një djalë i mirë, person i mirë dhe lojtar i mirë. Ne dëgjuam për PSG-në dhe gjetja e zgjidhjes është pozitive. Çdokush do që të fitojë dhe të fitosh duhet të kesh durim. Ne jemi 100% me Conten dhe jemi të sigurt se fitoret do të vijnë”, – tha ai.

Trajneri Antonio Conte vendosi që të mos i jepte asnjë mundësi Mauro Icardit. Tekniku nuk donte në ekip futbollistë që mund të prishin harmoninë dhe dy “viktimat” ishin Mauro Icardi dhe Radja Nainggolan.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit