“Më pasoni siç duhet…”, ja si lindi sherri Lukaku-Brozo! De Vrij reagon mbi episodin

19 Shtator 2019
18:34
back button

Lukau-Brozovic ishte ngjarja që është raportuar më shumë pas ndeshjes Inter-Slavia Praga, duke qenë se kanë debatuar me tone të ashpra. Sipas “Sportmediaset”, fjalia që ka tërbuar më shumë kroatin ishte ajo kur belgu ka kërkuar: “Më pasoni topin siç duhet, pas krahëve…”.

Conte nuk ka ndërhyrë, por thjesht sepse nuk dontë që kjo grintë të zhdukej por të mbetej, edhe pse u shfaq vetëm në 8 minutat e fundit. Edhe pse Brozo dhe Lukaku janë sqaruar pas ndeshjes dhe madje gjithçka ka kaluar pa ndonjë problem të madh, polemikat janë ngritur.

De Vrij, që ishte i pranishëm, ka reaguar sot për “Sky Sport”: “Nuk e di pse flitet kaq shumë dhe pse flitet për sherr! Ata që kurrë nuk kanë qenë në një dhomë zhveshje nuk mund të thonë këto gjëra. Nuk kam asgjë për të thënë!”.

“Kam lexuar kritika pas ndeshjes dhe të drejta. Luajtëm pa shpirt me Sparta Praga dhe kjo gjë nuk duhet të ndodhë më, është e patolerueshme. Edhe Conte na e tha këtë gjë dhe kishte të drejtë. Ndërrojmë faqe, duke nisur nga derbi, që duam ta fitojmë. Por, kujdes nga Milani”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit