“Më përplasi dhe iku duke i dhënë gaz”, rrëfehet gruaja e aksidentuar nga Ilda Bejleri! Moderatorja hetohet

13 Shkurt 2020
14:10
back button

Përpos gjithë mohimit dhe akuzave për shpifje që Ilda Bejleri ka bërë menjëherë pas lajmit të përhapur nga “Dritate.net” mbi aksidentin që moderatorja dhe gazetarja sportive e Top Channel (tashmë te Procesi Sportiv) e vërteta është krejt ndryshe sipas rrëfimit që personi i aksidentuar dhe dëmtuar ka dhënë.

Bëhet fjalë për Enriketa Gjuzi, gruaja 63-vjeçar që ndodhet ende në spital pasi ka marrë frakturë në këmbë, ku edhe pritet të kryejë një ndërhyrje kirurgjikale. Makina tip BMË X5 ka përplasur gruan që po kalonte rrugën, ndërsa Ilda më pas nuk ka ndaluar por është larguar nga vendi i ngjarjes, edhe pse të pranishmit e kanë thërritur…

Nga shtrati i spitalit, Gjuzi rrëfen për gazetarin e ‘Balkanweb’, gjithë sa mban mend nga aksidenti i një dite më parë. “Makinat ishin në tre korsi, ndaluan shpejtësinë, ndërsa mjeti që më goditi ia bëra me dorë të ndalojë, por ajo vijoi. Nga xhami nuk e pash kush më goditi. Kalimtarët që më ndihmuan më thanë se ishte Ilda Bejljeri, madje i kërkuan të ndalojë, por ajo u largua. Ndërsa uli xhamin, pa zbritur fare më tha: “pse do ë shikoja nga cepi i pasqyrës..”, dhe iku duke i dhënë gaz makinës” – tregon 63-vjeçarja.

Gjuzi u ndihmua nga kalimtarët e rastit, teksa nuk e fal gjestin e Ilda Bejlerit, që vazhdon të mohojë historinë dhe ta shtrembërojë deri diku…Policia sakaq vazhdon hetimin për të zbardhur gjithë dinamikën e aksidentit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit