“Më pritën me dhjetën”, – Xhaferri tregon pritjen e lojtarëve!

22 Nëntor 2020
12:38
Eraldo Harlicaj
back button

Vllaznia fitoi klasiken ndaj Tiranës me rezultatin 3-2. Sponsori ri i klubit, Alban Xhaferri, u shfaq mjaft i gëzuar pas ndeshjes së fituar ndaj bardhebluve. Ai ka falenderuar djemtë dhe ka treguar entuziazmin te kuqeblutë.

“Ishte ndeshje që bëri diferencën sepse normalisht këtu nis sfida e vërtetë e Vllaznisë. Kemi ndeshjen e javës tjetër me Teutën. Kështu që, deshi Zoti dhe e finalizuam me sukses. Ishte një fitore shumë e bukur për ne sepse ne jemi mësuar gjithmonë të humbim në minutën e fundit, por sot erdhi momenti të fitojmë në minutën e fundit.

“Kjo është një Vllazni që bind dhe lufton deri në fund për të arritur rezultatin. Faktikisht skuadra më priti me një surprizë, këtë dua ta ndaj me të gjithë. Ata kishin një fjalë: dhjetë, dhjetë, dhjetë! Kjo është dëshira e skuadrës, kanë dëshirë të vendosin titullin në fanellë, por unë i kam bërë objektivat që në fillim dhe me ndihmë të Zotit besoj se do e arrijmë.

“Premio? Është diçka simbolike, sot skuadra ka qenë e motivuar për të arritur aty ku duam. Të mos jemi euforikë, të ecim me objektivat e mëparshme dhe do i marrim ndeshje pas ndeshje. Sa i përket merkatos së janarit do e shohin trajneri e drejtori teknik dhe nëse do ketë nevojë, normale që do ndërhyjmë. Unë shpresoj që detyrimet e përcaktuara do plotësohet.

“Te Vllaznia të gjitha pagat janë paguar dhe kjo është procedurë që e zgjidh bashkia. Privatizimi ka nevojë për vullnet të fortë politik dhe duhet të proces privatizimi që Vllaznia të ndryshojë menjëherë të nesërmen dhe të marrë një frymë të re. Teuta e Edi Martinit? Me gjithë respektin që kam për profesorin, Vllaznia shkon për fitore”, tha Xhaferi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit