Me qepje e dhëmb të thyer nga torturat në burg, tifozi sulmon FIFA-n

12 Korrik 2019
22:18
back button

Më 22 janar të këtij viti luhej çerekfinalja e Kupës së Azisë. Ndeshja mes Katar dhe Irak luhej në “Al-Ahyan Stadium” të Abu Dhabi, në Emiratet e Bashkuara Arabe. Tashmë “BBC” raporton që një tifoz i Katarit, që kishte udhëtuar që nga Wolverhampton, në mbyllje të ndeshjes ka përfunduar në burg. Faji i tij ishte thjeshtë fakti që mbante veshur një fanellë loje të Katar. Tashmë 26-vjeçari deklaron se ka vuajtur tortura gjatë qëndrimit në burg dhe fajëson FIFA-n

Referuar raportimeve të “BBC”, 26-vjeçari resident në Mbretërinë e Bashkuar, nuk ishte në dijeni të ligjit me fuqi në Emiratet e Bashkuara Arabe, që ndalon rreptësisht shfaqjen e simpatisë për Katar. A duhet të kishte njoftuar FIFA tifozët për këtë situatë? Mbase me komunikata në faqen zyrtare, ose nëpërmjet njoftimeve në stadium. 

Djaloshi ka shfaqur shenja të shumta qepje në trup dhe ka humbur një dhëmb, por sipas versionit zyrtar të policisë, bëhet fjalë për plagë dhe dëme të vetëshkaktuara, si dhe një sulm në kërkim të vëmendjes mediatike. Për më tepër, sipas zyrtarëve arabë, djaloshi nuk është arrestuar se mbante veshur fanellën, por për alarm fals. Ka akuzuar tifozët vendas se e kanë rrahur, por edhe në spital kanë folur për plagë të vetë-shkaktuara.

Aktualisht përfaqësuesit ligjor të djaloshit, të kryesuar nga Rodney Dixon tashmë po punojnë pa ndalim. Ky i fundit ka sqaruar për median britanike: “Është një fatkeqësi që Ali ka vuajtur tortura kaq të ashpra dhe gjatë pjesëmarrjes në një turne futbolli ndërkombëtar në Emiratet e Bashkuara Arabe. Asnjë tifoz futbolli nuk duhet të provojë këtë lloj trajtimi jo human dhe racist. FIFA duhet të reagojë për të pranuar përgjegjësitë e rastit”.

Televizioni britanik raporton fjalët e një përfaqësuesi të FIFA-s, sipas të cilit: “Kemi marrë një korenspondencë nga avokatët e zotërisë Ahmad dhe do të përcjellim përgjigjen përkatëse”. Djaloshi pretendon se ka humbur një dhëmb, se ka vuajtur tortura me goditje elektrike, si dhe me plagë të shkaktuara nga tehe të mprehtë. Mësohet se madje ka qenë i detyruar të firmosë edhe dokumente për të pirë ujë. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit