Më shumë para dhe pushtet, Tare dhe Lotito studiojnë rinovimin e Inzaghit!

5 Gusht 2020
15:11
Telesport
back button

Simone Inzaghi dhe Lazio janë gati që të rinovojnë raportin e tyre. Trajneri bardhekaltër, që këtë vit u rendit në vend të katërt në renditje duke u kualifikuar në Champions pas shumë vitesh, pritet të ketë rritjen e rrogës së merituar.

Superkupa e fituar ndaj Juventusit ishte gjithashtu arritje jo e vogël për Inzaghin dhe skuadrën e tij.

Claudio Lotito dhe Igli Tare synojnë t’i japin Simone Inzaghit më shumë kompetenca për ta provuar ta mbajnë.

Askush nuk ka dyshime për rinovimin nga 2022 deri në 2023, sepse vullneti i përbashkët është të shkojmë përpara së bashku, megjithatë ka disa detaje jo të parëndësishme për t’u diskutuar, siç shpjegon “Corriere della Sera”.

Rroga aktuale e Inzaghit është 1.8 mln euro dhe ai kërkon gati dyfish, pra 3 mln euro. Palët do të ulen dhe diskutojnë sërish por pritet që blindimi i Inzaghit të bëhet!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit