Më shumë se 28 mijë minuta të luajtura, ja kush është lojtari më i përdorur i dekadës! (Renditja)

2 Dhjetor 2019
17:12
back button

Lojtari më i përdorur i dekadës së fundit në “Top 5” kampionatet më të mëdha është Steve Mandanda. Portieri francez ka luajtur plot 28419 minuta në total, ku është aktivizuar në 84.2% të ndeshjeve.

I dyti gardianit të Marseille vjen Lionel Messi. Argjentinasi ka luajtur vetëm 110 minuta më pak se Mandanda, teksa numëron 28309 minuta. Podiumin e plotëson një tjetër portier francez, ku bëhet fjalë për Stephan Ruffier.

Gardiani i Saint Etienne ka luajtur 27232 minuta, ndërsa pas tij vjen David De Gea me 25814 minuta. Pesëshen e parë e plotëson Thomas Muller, i cili ka luajtur me Bayernin e tij 23023 minuta.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit