“Më therën sepse jam me Riverin”, Argjentina tronditet nga tragjedia e radhës

13 Dhjetor 2018
13:20
Denis Hakanaj
back button

Një rast i ri dhune ka tronditur botën e futbollit në Argjentinë.

Exequiel Aaron Neris ka vdekur pas sulmit të pësuar në përfundim të fitores së marrë nga River Plate kundër Boca Juniors në finalen e kthimit të Boca Juniors.

I riu, që mbante një fanellë të River dhe festonte suksesin në Superclasico, mësohet se është sulmuar nga dy tifozë të Boca-s, njëri 18 dhe tjetri 22 vjeç, të cilët janë ndalur nga policia dhe janë akuzuar për vrasje.

Exequiel ka marrë një goditje me thikë në këmbë që i ka çarë arterien femorale dhe është ndarë nga jeta pas disa orëve të kaluara në spital, ku është transportuar me urgjencë.

Mamasë së tij, që ka arritur të takohej me të para se të vdiste, i ka thënë: "Po vdes, po vdes dhe më kanë sulmuar sepse po festoja fitoren, sepse jam një tifoz i River".

Gruaja ka thënë më pas për "Primera Edicion, el diario de Misiones": "Kanë vrarë djalin tim, kishte vështirësi të ecte sepse nuk kishte shumë që ishte operuar. E kanë ndjekur dhe e kanë rrahur si të ishte një qen i pambrojtur".

Telesport është krenar që bashkëpunon me Kroëd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/kroëd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Kroëd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit