“Më tmerruan djalin, kërcënonin dhe goditën me grusht disa tifozë. Ata kafshë”, tifozi tregon Verona-Milan!

16 Shtator 2019
18:50
back button

Verona-Milan nuk do të kalojë në histori për fitoren e kuqezinjve të Marco Giampaolos, por për episodet e racizmit ndaj Kessie dhe ofendimet e shpeshta ndaj portierit Donnarumma duke i përmendur krahinën e tij…

Një tifoz kuqezi që ishte i pranishëm në stadiumin “Bentegodi” dhe që jeton në Verona, ka shkruar një letër për gazetën italiane “Panorama.it”, duke treguar një natë të çmendur, e dyta që i ndodhte po në atë stadium…

“Kisha shkruar 3 vite më parë me rastin e Verona-Milan për një episod që i ndodhi tim biri që ishte 9 vjeç atëherë. Nga ajo ditë premtova se nuk do të kthehesha më në atë stadium, por ja që e bëra sërish, pasi një miku im më siguroi biletat!”.

“U ula në një sektor ku kishim pranë shumë tifozë të Veronas, jo ultras, por normalë. Grup personazh mbi 60 vjeç, që u shndërruan në huliganë! Shanin, ofendonin, kërcënonin. Madje, kur Stepinski mori të kuq, një tifoz i Milanit festoi aty pranë meje dhe ata iu drejtuan duke i thënë “do të dalësh këtu në fund të ndeshjes, t’i thyejmë këmbët…!”.

Im bir më kërkoi të largoheshim, i frikësuar ashtu si ishte, por nuk doja të fitonin ata plehra! Kështu, qëndruam deri në fund, por ndeshjen nuk e shijova. Milanit iu anulua goli i dytë dhe një nga ata pleq zbriti poshtë dhe goditi me grushte disa tifozë në rreshtin e parë, duke u larguar më pas me vrap te grupimi dhe duke sharë në distancë”.

“Kafshë të vërtetë dhe ky nuk është sport. Këta duhen zhdukur nga stadiumet. Harrova të them: asnjë roje sigurie!”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit