“Më vjen keq për Chelsea-n”, Klopp: Ja çfarë më tha Salah pas dëmtimit

14 Maj 2022
22:24
Denis Hakanaj
back button

Jurgen Klopp, trajneri i Liverpool-it, ka komentuar për BBC Two suksesin e skuadrës së tij në Kupën e Anglisë kundër Chelsea-t.

“E jashtëzakonshme, ka qenë një ndeshje e pabesueshme dhe shumë intensive kundër Chelsea-t që do ta kishte merituar fitoren në të njëjtën mënyrë, siç ka ndodhur edhe Carabao Cup”, ka thënë trajneri gjerman.

“Kjo tregon sa të vogla janë diferencat mes dy skuadrave. Nuk mund të jem më krenar për lojtarët e mi, për rrugëtimin që kanë bërë, sa kanë luftuar.

“Salah? Mo erdhi tek unë dhe më tha se mund të vazhdonte, por unë ndjeva diçka”, ka thënë Klopp për ITV kur është pyetur për dëmtimin e Salah. “Shpresoj të jetë mirë”.

“Van Dijk? Mendoj se Virgil është mirë, por kishte dhimbje në muskul. Penalltitë janë shumë stresuese, thonjtë e mi janë zhdukur. Më vjen me të vërtetë keq për Chelsea-n: është e vështirë të luash 120 minuta për hërn e dytë dhe të mos marrësh asgjë.

“Megjithatë, jam i lumtur për ne, jemi përbindësha të mentalitetit, por edhe ata kanë qenë të tillë: është vendosur gjithçka nga një penallti. Chelsea ka luajtur shumë mirë, por në fund duhet të ketë një fitues edhe ata kemi qenë ne”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit