“Më vjen turp nga Juventusi, eksperienca ime më e keqe”

21 Gusht 2019
12:13
back button

Nicolas Anleka, ish-sulmues i Juventusit është ndalur të flasë për përvojën e tij në Torino, që mesa duket francezi nuk dëshiron ta kujtojë.

“Sinqerisht, kur dikush më flet për Juventusin përpiqem të ndryshoj bisedën. Jam i turpëruar nga ky transferim. Kam luajtur dhe kam shënuar gola në të gjithë ekipet ku kam qenë, përveçse tek Juve. Kështu, pa dashur të tregoj mos respekt ndaj këtij klubi të madh, nuk mund të them se isha pjesë e tyre, për shkak të mënyrës sesi rrodhën ngjarjet”, tha Anelka për “Tuttojuve.com”.

“Vendosa të kaloj tek Juventus sepse është një klub i madh, me histori të madhe dhe sepse ishte në vend të parë në Itali. Fatkeqësisht, kjo do të mbetet eksperienca ime më e keqe, sepse luajta vetëm 45 minuta dhe kurrë nuk luajta në Juventus Stadium, parapara tifozëve tanë”, vijoi më tej ish-sulmuesi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit