Medel mbron Messin: Ishte i nxehur nga Brazili, meritonte vetëm karton të verdhë

8 Korrik 2019
12:08
Alfred Lleshi
back button

Një episod dhe asgjë më shumë, madje aspak serioz për njërin nga dy protagonistët. Nëse Leo Messi e braktisi ceremoninë e dhënies së çmimeve (për vendin e tretë të Argjentinësnë “Copa America”) në shenjë proteste ndaj kartonit të kuq, Gary Medel pajtohet me kundërshtarin, se dëbimi nga fusha për yllin e Barcelonës ishte i ekzagjëruar nga gjyqtari. 

Kapiteni i Kilit dhe ish-mesfushori i Interit sulmuan kryesorin e ndeshjes, paraguajanin Mario Diaz de Vivar, për menaxhimin e situatës, gjë që çoi në të kuqe për të dhe për Messin. Ky incident shkaktoi trazira virtual edhe në rrjetet sociale.

Medel nuk ishte i butë me brazilianët, që më parë ishin shigjetuar nga Messi: "Unë mendoj se Argjentina është penalizuar shumë kundër Brazilit. Ishte një ndeshje e padrejtë, brazilianët janë ndihmuar nga gjyqtari".

Pjesa më interesante e deklaratave të Medel, megjithatë, janë pikërisht ato që kanë të bëjnë me duelin e ashpër, që pati në fushë me Messin: "Këto janë gjëra që ndodhin në futboll, arbitri e ka trajtuar situatën keq. Kartoni i verdhë do të ishte i mjaftueshëm për të dy. Gjithçka do të përfundonte aty".

Ashtu si Messi, edhe Medel nuk e ka “tretur” dot dëbimin nga fusha e lojës. Ashtu si mesfushori aktual i Besiktas, Arturo Vidal mbështeti partnerin e tij te Barcelona: "Arbitri dëshironte të ishte protagonist As Messi dhe as Medel nuk u prekën me dorë, kartoni i verdhë do të ishte mjaftueshëm. Argjentina i pësoi padrejtësitë e gjykimit në gjysmëfinale, kundër Brazilit".

Lajme të tjera

Lajmet e fundit