Mediat italiane të sigurta: Bartomeu do të dorëhiqet përpara ndeshjes me Juventusin!

26 Tetor 2020
13:48
Telesport
back button

Aventura e Josep Maria Bartomeu në krye të Barcelonës duket se ka marrë fund.
Presidenti 57-vjeçar i klubit katalanas, pas shtatë vitesh administrimi të rrezikshme, mund të japë dorëheqjen sot. E njëjta gjë vlen edhe për anëtarët e tjerë të Këshillit Drejtues. Revolucioni në krye të klubit blaugrana zhvillohet në një kohë krize të thellë, si nga pikëpamja ekonomike ashtu edhe nga rezultatet, siç dëshmohet nga përplasja të shtunën e kaluar në ‘Clasico’ të Camp Nou (3-1).


Dy ditë pas sfidës së dytë të Ligës së Kampionëve, kundër Juventusit, një tjetër krizë jo më pak shkatërruese kthehet në sipërfaqe: është ajo e marrëdhënieve midis ekipit dhe menaxhmentit që verën e kaluar kulmuan me spastrimin teknik – përmes trajnerit Quique Setien dhe drejtori sportiv Eric Abidal – me gati lamtumirën e Messit dhe Piqué, dy nga lojtarët më përfaqësues, me shitjet e Vidal dhe Suarez.

Situata zhyti popullaritetin e Bartoumeu, për më tepër kritikuar nga tifozët, duke hapur një hendek në të ardhmen presidenciale të klubit – raporton Ansa!

Sakaq, nga Spanja bëjnë me dije se Bartomeu ka kërkuar shtyrjen e zgjedhjeve të datës 1-2 nëntor, pasi e di që me datën 3 do të jetë i larguar dhe po provon “all in”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit